Të shtëna pranë një xhamie në Birmingham, plagoset 16-vjeçari në gjendje të rëndë

Share

Një djalë 16-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital pasi u qëllua me armë zjarri pranë një xhamie në Birmingham.

Në vendngjarje, policia gjeti 16-vjeçarin me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ai u transportua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, me lëndime që konsiderohen potencialisht kërcënuese për jetën.

Autoritetet theksuan se, megjithëse ngjarja ndodhi pranë një xhamie, deri më tani nuk ka asnjë tregues se sulmi lidhet me objektin fetar apo me ndonjë aktivitet të zhvilluar aty.

Hetuesit kanë nisur ekzaminimin e pamjeve të kamerave të sigurisë (CCTV) dhe po marrin në pyetje banorë e dëshmitarë të zonës. Ndërkohë, patrullat e policisë do të vazhdojnë të qëndrojnë në lagje për të qetësuar komunitetin dhe për të garantuar sigurinë.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes ose disponojnë pamje filmike që mund të ndihmojnë hetimin, të kontaktojnë autoritetet. Ata që dëshirojnë të japin informacione në mënyrë anonime mund t’i drejtohen edhe organizatës Crimestoppers.

Ekspertët e kriminalistikës vijojnë punën në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të sulmit janë në zhvillim.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit