Ndeshja e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Paraguait mund të përballet me ndryshime të minutës së fundit, pasi po shtohen thirrjet që FIFA ta shtyjë përballjen për shkak të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Temperaturat në Filadelfia pritet të kalojnë 38 gradë Celsius gjatë ndeshjes së fazës së 1/16 së finales që do të zhvillohet të shtunën, ndërsa lagështia e lartë do ta bëjë situatën edhe më të vështirë. Sipas raportimeve, temperatura e ndjerë brenda stadiumit të hapur mund të arrijë deri në 46 gradë Celsius, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e lojtarëve, tifozëve dhe stafit të pranishëm.
Megjithatë, sindikata e futbollistëve FIFPRO dhe ekspertë të ndryshëm kanë argumentuar se këto masa mund të mos jenë të mjaftueshme dhe se ndeshjet duhet të shtyhen nëse kushtet bëhen të pasigurta për zhvillimin e tyre.
Futbollistët francezë kishin përdorur më herët edhe spërkatëset e fushës për t’u freskuar gjatë ndeshjes ndaj Suedisë në New Jersey, ku temperaturat kishin arritur në 32 gradë Celsius.
Shkencëtarët kanë kritikuar gjithashtu udhëzimet e FIFA-s për mbrojtjen nga temperaturat e larta, duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme për realitetin e një vere të nxehtë në Amerikën e Veriut.
Problemet meteorologjike nuk kufizohen vetëm te sfida Francë–Paraguai.


