Shtëpia 600 mijë paundëshe e Ann Widdecombe u ekspozua në TV pak ditë para vrasjes

Share

Vetëm pesë ditë para se të humbiste jetën, shtëpia e ish-politikanes britanike Ann Widdecombe u shfaq në televizion kombëtar, duke nxitur vëmendje të madhe pas tragjedisë.

Sipas raportimit të The Sun, kanali Quest ritransmetoi më 2 korrik një episod të emisionit Celebrity Yorkshire Auction House, i cili ishte transmetuar fillimisht në vitin 2022. Në episod, 78-vjeçarja u bënte një tur të plotë shikuesve në banesën e saj në Haytor, Devon, duke treguar hyrjen, kopshtin, konservatorin, palestrën, bibliotekën, kuzhinën dhe ambientet e tjera të shtëpisë.

Ann Widdecombe u vra më 7 korrik në banesën e saj, pasi pësoi dëmtime fatale në kokë nga goditje me një objekt të fortë, sipas raportimeve të mediave britanike.

Në emision, ajo prezantohej si politikane në pension dhe përpiqej të shiste disa sende me vlerë sentimentale, mes tyre një pjatë japoneze Satsuma të trashëguar nga prindërit, një shall, një çantë dhe një arush lodër.

Gjatë vizitës televizive, Widdecombe shpjegonte se kishte zgjedhur të jetonte në atë zonë të izoluar për të gjetur paqe, qetësi dhe privatësi.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur se ritransmetimi i emisionit ka ndonjë lidhje me vrasjen, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojn

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit