Tragjedi në Qipro: 3-vjeçari bie nga kati i katërt i hotelit , babai arrestohet

Share

Babai 37-vjeçar i djalit britanik 3-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për neglizhencë dhe përballet me mundësinë e një dënimi me burg, pas tragjedisë së ndodhur në Chloraka të Pafosit, në Qipro.

Sipas raportimeve, babai, djali i tij dhe gjyshi i fëmijës kishin dalë nga dhomat e hotelit dhe po prisnin ashensorin për të zbritur në darkë. Gjatë kohës që prisnin, 37-vjeçari po e mbante fëmijën lart në krahë.

Pranë vendit ku ata po qëndronin ndodhej një dritare me dy kanate, me përmasa rreth 1.2 metra e gjerë dhe 2.4 metra e lartë.

Autoritetet qipriote kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa babai po hetohet për neglizhencë në lidhje me vdekjen tragjike të të birit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit