Thirrje urgjente në Britani: Zhduket vajza 9-vjeçare, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Share

Policia ka nisur një kërkim urgjent për të gjetur 9-vjeçaren Saoirse Shannon, e cila është shpallur e zhdukur në qytetin portual Barrow, Cumbria, në Mbretërinë e Bashkuar.

Vajza u pa për herë të fundit mbrëmjen e djeshme, rreth orës 18:10, në Schneider Road. Autoritetet kanë shprehur shqetësim për mirëqenien e saj dhe po kërkojnë ndihmën e publikut për ta gjetur sa më shpejt.

Në momentin kur u zhduk, Saoirse mendohet se kishte veshur një bluzë rozë me personazhin Stitch nga “Lilo & Stitch”.

Policia u bën thirrje të gjithë banorëve të zonës dhe kujtdo që mund ta ketë parë vajzën ose ka ndonjë informacion për vendndodhjen e saj, të kontaktojë menjëherë autoritetet

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit