Tensione maksimale në Lindjen e Mesme, Irani godet bazat amerikane dhe sfidon SHBA-në në Hormuz

Share

Konflikti ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa sulmet ajrore vazhdojnë në natën e shtatë radhazi.Tensionet janë shtuar ndjeshëm në zonën e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë.

Sipas mediave iraniane, bombardimet e fundit amerikane goditën objektiva në provincën Hormozgan, në jug të Iranit, ku humbën jetën tre persona dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthime u raportuan edhe në qytetin Sirik dhe në ishullin Qeshm, pranë Ngushticës së Hormuzit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit