Nga sheshi te Kuvendi/ 51 ditë revoltë qytetare kundër qeverisë Rama

Share

Këtë të enjte do te zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 ku do të të shqyrtohen një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raporte vjetore të institucioneve.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 16 korrik 2026. Gjithashtu do të paraqitet Raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025.

Në rendin e ditës është edhe shqyrtimi i projektligjit “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)” dhe disa projektrezoluta. Gjithashtu është njoftuar se do të mbahet një protestë para ambienteve të Kuvendit.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë, duke deklaruar se synojnë të përcjellin mesazhin e tyre edhe përpara deputetëve.
Sipas aktivistëve, protesta para Kuvendit do të jetë një vazhdim i rezistencës qytetare që prej shtatë javësh zhvillohet çdo mbrëmje në Tiranë. Ata kanë theksuar se tubimi synon të shprehë pakënaqësinë ndaj institucioneve dhe mënyrës së funksionimit të Parlamentit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit