Turistja finlandeze humb jetën pas problemeve gjatë një zhytjeje në Radhimë

Share

Një turiste rreth 30 vjeçe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje të zhvilluar paraditen e sotme. Fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë për shkak të kompikacioneve.

Sipas informacioneve paraprake, ajo ishte pjesë e një grupi zhytësish në zonën e Radhimes ku ndodhet dhe anija e mbytur Spitaliers, ku gjatë zhytjes dyshohet se ka pësuar mungesë oksigjeni, apo problem tjeter te shendetit.

Turistja nuk është ndier mirë dhe është ndihmuar menjëherë nga zhytësit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë në sipërfaqe dhe më pas e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 30-vjeçarja ka mbërritur në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një komplikacioni serioz.

Ajo ka ndërruar jetë sapo mbërriti në Spitalin Rajonal të Vlorës. Burime nga spitali bëjnë me dije se turistja ishte e shoqëruar nga një person tjetër, i cili është në gjendje të vetëdijshme dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit