Stuhia e fuqishme që përfshiu Sarandën për vetëm pak minuta ka shkaktuar probleme në disa zona të qytetit bregdetar.
Rreth pesë minuta reshje të shoqëruara me erë të fortë kanë mjaftuar që pemë të rrëzohen, duke bllokuar disa rrugë dhe duke krijuar vështirësi në qarkullim. Probleme janë raportuar edhe në bizneset përgjatë shëtitores, ku era e fortë ka shkaktuar dëme.Një nga incidentet më serioze është shënuar në rrugën përballë stadiumit, ku një pishë është rrëzuar dhe ka dëmtuar tre automjete.
Ndërkohë, sipas informacioneve nga urgjenca e qytetit, tre persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, pasi janë plagosur nga thyerja e xhamave si pasojë e stuhisë.


