Një vajzë adoleshente dyshohet se është sulmuar seksualisht në një park në Stretford, Manchester, pranë stadiumit Old Trafford.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në mes të ditës në Victoria Park, ku policia ka mbërritur pas njoftimit për incidentin dhe ka nisur hetimet.
Oficerët kanë siguruar zonën dhe po mbledhin prova për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë arrestim.
Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve ose personave që mund të kenë informacion të kontaktojnë autoritetet.
Hetimet janë në vazhdim.


