Ngjarje e rëndë në Morinë, polici 35-vjeçar nga Prizreni gjendet i pajetë

Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Morinë të Kukësit, ku një efektiv policie nga Kosova është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:25 është gjetur i pajetë shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, i cili ishte punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri, pistoletë. Arma është sekuestruar nga autoritetet në cilësinë e provës materiale

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit