Zjarri u merr jetën 10 anëtarëve të së njëjtës familje, mes tyre pesë fëmijë

Share

Dhjetë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë pesë fëmijë, humbën jetën pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu dy banesa në kryeqytetin e Perusë, Lima. Tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen La Victoria, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

Sipas policisë, zjarri shpërtheu rreth orës 03:00 me orën lokale, në momentin kur në banesa ndodheshin 17 persona. Shtatë prej tyre arritën të shpëtonin, ndërsa dhjetë të tjerë humbën jetën, përfshirë fëmijë të moshave 3, 6, 6, 8 dhe 15 vjeç. Dy persona të plagosur u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Komandanti i Policisë, Oscar Arriola, deklaroi se trupat e viktimave ishin djegur aq rëndë sa ishte e vështirë identifikimi i tyre. Ekspertët mjeko-ligjorë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit