Incident i rëndë në protestë: I riu me flamurin kuq e zi mbulohet në gjak, disa të lënduar

Share

Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë sjellë disa persona të lënduar.

Një i ri, i cili mbante një flamur kuq e zi në kokë, është parë i mbuluar në gjak pas një dëmtimi në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt ambulancës për të marrë ndihmën mjekësore.

Gjithashtu, një vajzë ka mbetur e lënduar në fytyrë, ndërsa edhe disa qytetarë të tjerë raportohet se kanë pësuar dëmtime gjatë përplasjeve në zonë.

Policia ka ndërhyrë për të kontrolluar situatën dhe për të ruajtur perimetrin e sigurisë rreth Kuvendit, ndërsa protesta ka vijuar mes tensioneve.

Ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të lënduar dhe rrethanat e plota të incidenteve pritet të sqarohen nga autoritetet.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit