FIFA mbyll hetimet për Botërorin 2026: Nuk u gjetën prova për manipulim ndeshjesh

Share

FIFA ka dalë me një reagim zyrtar pas dyshimeve dhe akuzave për manipulim të mundshëm të ndeshjeve gjatë Kupës së Botës 2026, duke konfirmuar se hetimet nuk kanë zbuluar asnjë provë për kurdisje apo ndikim të jashtëligjshëm në rezultatet e turneut.

Sipas organizmit më të lartë të futbollit botëror, Grupi i Punës për Integritetin, i përbërë nga ekspertë të FIFA-s, FBI-së, INTERPOL-it, Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, ka monitoruar gjatë gjithë kompeticionit tregjet e basteve dhe zhvillimet sportive në kohë reale.

Pas analizave të kryera, FIFA bëri të ditur se nuk janë identifikuar modele të dyshimta bastesh apo tregues që mund të lidhen me manipulimin e ndonjërës prej 104 ndeshjeve të zhvilluara në Botëror.

Reagimi i FIFA-s vjen pas disa polemikave gjatë turneut, veçanërisht pas përballjes mes Egjiptit dhe Argjentinës, ku federata egjiptiane ngriti pretendime për gabime të rënda të arbitrimit dhe kërkoi masa ndaj gjyqtarëve.

Megjithatë, pas verifikimeve të kryera, FIFA theksoi se nuk ka gjetur prova për shkelje të integritetit sportiv gjatë Kupës së Botës 2026.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit