23 milionë firma kundër Argjentinës: Peticioni që kërkon përjashtimin e saj nga Botërori

Share

Nuk është shaka: mbi 23 milionë persona në mbarë botën kanë firmosur online një peticion që kërkonte përjashtimin e përhershëm të Argjentinës nga Kampionatet Botërore. Një numër i pabesueshëm firmash që e çoi nismën shumë pranë rekordit Guinness, vetëm pak larg peticionit që ka thyer çdo rekord mbështetjeje, atij të “lëvizjes Jubilee 2000”, të nisur në vitin 1997 dhe që kërkonte faljen e borxheve të pashlyeshme të vendeve më të varfra të botës deri në fund të vitit 2000. Edhe pse nuk do të ketë asnjë pasojë konkrete, ky është manifestimi më i qartë i pakënaqësisë së përgjithshme që lindi pas edicionit të fundit të Botërorit, ku skuadra e Scalonit ishte ndër kombëtaret më të kontestuara.

Peticioni online kundër Argjentinës: mbi 23 milionë firma nga e gjithë bota

Peticioni, i cili qëndroi aktiv vetëm për pak javë përmes një URL-je të dedikuar (argentinaout.com) dhe u promovua nga një nismë qytetare, akuzonte hapur FIFA-n dhe arbitrat se ishin “në anën e Lionel Messit dhe Argjentinës”, duke shtuar në arsyetimin për mbledhjen e firmave edhe këto fjalë: “Pse pjesa tjetër e botës duhet të garojë kur fituesi është vendosur tashmë? Përjashtojeni Argjentinën nga Botërori dhe jepuni të gjithëve një mundësi të barabartë”. Një provokim i qartë që në titull, “Argentina out”, por që mori një mbështetje të jashtëzakonshme në nivel global: 23.316.108 persona e firmosën atë, nga 170 vende të ndryshme, “në më pak se një javë”.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit