Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren, duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit.
Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë, i cili vendosi kosha mbeturinash për të bllokuar qarkullimin e mjeteve, efektivët e rendit kanë shoqëruar edhe disa protestues të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e personave të shoqëruar.Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit.
Ndërkohë, protesta vijon para Parlamentit, ku qytetarët kanë rrethuar godinën dhe kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në terren vijojnë të jenë forca të shumta policie dhe efektivë të FNSH-së.
Aksioni i policisë vjen si pasojë e përpjekjeve për të mbajtur nën kontroll perimetrin e sigurisë dhe për të zhbllokuar akset rrugore. Protestuesi i dytë është dërguar gjithashtu në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa situata në shesh mbetet e qetë.


