Më shumë se 60000 raste infektimi me koronavirusin e ri u regjistruan zyrtarisht sot në SHBA, përfshirë 827 të vdekur, sipas llogaritjes së bërë nga Universiteti “Johns Hopkins”.
Një ditë më parë, në të njëjtën kohë, në SHBA u numëruan 600 vdekje nga COVID-19.
Pjesa më e madhe e vdekjeve janë regjistruar në Nju Jork, epiqendra e re e epidemisë në vend.
SHBA zë vendin e tretë përsa i përket numrit të rasteve të regjistruara, pas Kinës dhe Italisë.