Është e qartë se ekonomia globale tani ka hyrë në një recesion si rezultat i pandemisë globale të koronavirusit, njoftoi sot drejtorja menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva.
Ajo tha se pret një recesion mjaft të thellë në vitin 2020, ndoshta edhe më të keq se ai i vitit 2009, që pasoi krizën financiare.
“Prandaj ne i nxisim vendet që të intensifikojnë masat e kontrollit në mënyrë të rreptë”, tha Georgieva, në një konferencë virtuale për shtyp.
“Ne mund të shkurtojmë kohëzgjatjen e kësaj krize”, shtoi ajo.
Ajo gjithashtu theksoi nevojën e madhe për financimin e vendeve në zhvillim, duke avancuar shifrën prej 2,5 trilionë dollarëve.