Sipas bilancit të sotëm të Mbrojtjes Civile Italiane numri i të prekurve me koronavirus ka kaluar shifrën e mbi 100 mijë personave.
Por, sot ka pasur vetëm 1 648 raste të reja, ndërsa dje ishin 3 815, që do të thotë se shifra është përgjysmuar brenda 24 orëve.
Numri i personave që kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit ka qenë 812 morti, dje ishin 756. Ndërsa ka pasur edhe një rritje të ndjeshme të të shëruarave brenda një dite, plot 1 590 të tillë.
Pacientë të shtruar në spitale janë 27 795, ndërsa në terapi intensive ndodhen 3 981, kurse 43 752 persona me simptoma më të lehta po trajtohen në shtëpi.