Presidenti i Bjellorusisë i quajtur shpesh “klloun” nga disa media perëndimore, thotë se vodka dhe saunat mund të kurojnë koronavirusin vrasës, duke injoruar konsulencën botërore mbi pandeminë.
Alexander Lukashenko ka sugjeruar madje se bjellorusët duhet të pijnë 50ml vodka në ditë për të mbajtur larg virusin.
Aleati i Putin ka refuzuar këshillat e OBSH dhe masat e ashpra për parandalimin e koronavirus, duke lejuar tifozët të mbushin stadiumet në ndeshjet e kampionatit vendas të futbollit, që është i vetmi në botë që vazhdon normalisht.
Lukashenko thotë më tej se puna në fusha dhe ngrënia e mëngjesit në orën e caktuar janë mënyra më e mrië për të qëndruar i shëndetshëm.
Deri në fundjavë vendi kishte vetëm 51 raste koronavirusi dhe presidenti tha se bjellorusët “nuk vujanë nga e njëjta psikozë si ata në Evropën Perëndimore.”
Organizatorët e futbollit bjellorus kanë thënë se nuk kanë ndërmend të ndryshojnë kalendarin.
Futbollisti më i njohur vendas Alexander Hleb, ish-yll i Arsenal e Barcelona pranoi se “asnjë nuk e vret mendjen për koronavirusin”.