ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 3 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 6 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 6 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 6 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjermania, Franca dhe Italia mbështesin heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe

albnews by albnews
2 April, 2020
in Albania, Bota, Kosova
0
Gjermania, Franca dhe Italia mbështesin heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasada e SHBA-së në Kosovë u shpreh kundër reciprocitetit që u vendos nga qeveria e Kosovës, pas heqjes së tarifës ndaj mallrave të Serbisë.

Ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe disa vendeve tjera të BE-së e kanë mirëpritur vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave të Serbisë. Qeveria e Kosovës hoqi tarifat, por vendosi masë reciprociteti tregtar ndaj Serbisë. E kjo masë u kritikua nga SHBA, e cila pohon se kjo e dëmton ekonominë e Kosovës. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, shkruan se Gjermania mirëpret vendimin e Qeverisë në detyrë për të hequr plotësisht tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Sipas tij, ky “vendim është parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

RelatedPosts

Socialistët evropianë do ta përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Deutscher Botschafter im Kosovo Christian Heldt (DW/B. Shehu)

“Tash të dyja palët kanë për të detyrë të rindërtojnë besimin gradualisht që procesi i udhëhequr nga BE-ja të nisë sa më shpejtë. Ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga Kosova dhe Serbia brenda kornizës ekzistuese të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. BE-ja ka ofruar këtu mbështetje, e cila duhet të shfrytëzohet për të krijuar mundësi të barabarta për mallrat nga të dyja palët tani. Të gjitha vendet, sikurse edhe Kosova e Serbia, po përballen me sfidën e pashembullt me virusit Corona. Kjo nuk është kohë për manovra politike, por për t’u përqendruar në tejkalimin e krizës shëndetësore për popullatën. Bashkëpunimi rajonal është i një rëndësie të madhe në këtë kontekst”, shkruan ambasadori gjerman Christian Heldt. Edhe ambasadorët e Francës dhe Italisë shkruajnë në Twitter, se e mbështesin qëndrimin gjerman dhe e mirëpritën vendimin e qeverisë në detyrë për heqjen e plotë të tarifave ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës.

“Italia mirëpret heqjen e tarifave nga ana e Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja tani duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjitha çështjet në pritje me Serbinë duhet të adresohen brenda kësaj kornize. Lufta kundër Coronavirusit kërkon përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët”, shkran ambasadori italian në Twitter.

SHBA kundër

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Kosovë u shpreh kundër reciprocitetit që u vendos nga qeveria e Kosovës, pas heqjes së tarifës ndaj mallrave të Serbisë. Sipas ambasadës amerikane, ” Këto masa krijojnë probleme”. 

Kosovo Treffen von Hashim Thaci mit dem US- Botschafter Philip Kosnet (Office of the president of Kosovo )

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja, sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë, e mirëpriti edhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi, i cili shkruan se “heqja e tarifave, është esencial për vazhdimin e dialogut me Serbinë”.

BE pro

“Përshëndes vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, që është esencial për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Të gjitha barrierat tregtare duhet të hiqen. Bashkëpunimi rajonal është çelës dhe i domosdoshëm edhe për luftimin e përhapjes së koronavirusit”, shkroi Varhelyi.

 Joseph Borrell (Imago Images/Seeliger)

Heqja e tarifës dhe vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, sipas një plani të menduar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, por jo i dakorduar nga partneri i tij qeverisës LDK-së, ishte njëri nga shkaqe e përplasjes mes partive të koalicionit, që rezultoi me mosbesimin ndaj qeverisë Kurti.

Presidenti vazhdoi kosultimet

Presidenti Hashim Thaçi, po vazhdon kosnsultimet me partitë politike për të parë sesi të procedohet më tutje, të kërkohet formimi i një qeverie të re me mbështetjen e shumicës së kësaj legjislature të Kuvendit, apo të shpallen zgjedhjet e reja. Partia që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, lëvizja Vetëvendosja, që ka 29 deputetë në parlament, kërkon shpalljen e zgjedhjeve të reja. Mirëpo, partitë tjera parlamentare po preferojnë që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja në këtë fazë me të cilën edhe Kosova po ballafaqohet me virusin Corona, por të formohet një qeveri më bazë të gjerë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result