Instituti “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar 141 viktima të reja të koronavirusit dhe 6 mijë e 82 raste të reja të infektimeve.
Numri i ri i të infektuarve për 24 orë shënoi rënie, sepse një ditë më parë ishin konfirmuar 6174 raste të reja. Kjo mund të jetë shenjë se përhapja e virusit të ri ka filluar të ngadalësohet. Megjithatë, qeverita tha se është shumë herët për ta përcaktuar ritmin e përhapjes.
Kështu, shifra e përgjithshme e të infektuarve shkoi në 85 mijë e 778 persona, ndërsa numri i personave të vdekur në 1158, shkruan “The Guardian”.
Kryetari i këtij instituti, Lothar Wieler, tha të premten në mbrëmje se shkalla e infeksioneve të reja është vendosur nën kontroll falë masave gjithëpërfshirëse për ta parandaluar grumbullimin e njerëzve në hapësira publike ose në vendet e punës.