ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 3 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 3 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 3 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Hoti: LDK në kërkim të 61 votave për rrëzimin e Qeverisë

albnews by albnews
9 March, 2019
in Kosova
0
Hoti: Së pari zgjedhjet, pastaj dialogu
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lidhja Demokratike e Kosovës, po i kërkon votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të dërguar mocionin e votëbesimit për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Kjo shumicë e deputetëve për këtë parti politike, e cila është opozitë dhe ka numrin më të madh të ligjvënësve në grupin parlamentar, nuk ka rëndësi se nga cila parti vijnë ata deputetë, madje edhe nëse janë nënshkrime të Listës Serbe. Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i pyetur se a i pranojnë votat e serbëve për rrëzimin e Qeverisë, ai nuk e ka mohuar as pohuar, por ka bërë të ditur se e rëndësishme për këtë parti, është të jenë 61 deputetë.

“Mendoj që është interes shtetëror i Kosovës që sa më parë të mbarojë ky model i keq i qeverisjes. në momentin që bëhen 61 vota, 61 të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, për të çuar përpara mocionin e votëbesimit është interes shtetëror që të ndërrohet kjo qeverisje. Mendoj që jam mjaft i qartë në këtë pikë. Na duhen 61 vota në momentin që bëhen 61 vota, ne çojmë përpara mocionin e votëbesimit”, ka thënë Hoti.

RelatedPosts

Kos: Heqim sa më shpejt masat ndaj Kosovës. Zgjedhjet lokale, të mira

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Kosovë/ Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hoti situatën politike e ka quajtur si tejet komplekse, ku sipas tij, Lista Serbe, nuk po e përkrahë mocionin e opozitës, por as mazhorancën.

“Mendoj që jemi në një situatë shumë komplekse të funksionimit të institucioneve të vendit. Nga prilli i vitit të kaluar qeveria aktuale e ka humbur shumicën në Kuvend dhe në veçanti nga shtatori i vitit të kaluar kur partneri i koalicionit lista serbe kanë dalë komplet jashtë qeverisë, nga atëherë koalicioni qeverisës funksionon me 52 vota në Kuvend. Në anën tjetër i ka votat që i ka, por nuk e ka shumicën prej 61 për të quar përpara mocionin e votëbesimit sepse Lista Serbe nuk është as në Qeveri, por nuk e përkrahë as opozitën në mocionin votëbesimit. Jemi në një situatë që është komplekse. Në këtë situatë unë mendoj që përgjegjësia e plotë është e Qeverisë, për të reflektuar”, shtuar Hoti.

Siguri për votat e rrëzimit të Qeverisë, LDK-ja nuk ka as për PSD-në. Shefi i deputetëve të LDK-së, nuk komenton veprimet e PSD-së, karshi nënshkrimeve për mocionin e votëbesimit.

“Unë mendoj duhet t’i pyesni ata, nuk mund të flas në emër të tyre. Unë mund të flas në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, atë mund të ju them me kompetencë të plotë është që në atë moment që i sigurojmë 61 vota për të quar përpara mocionin, në atë moment do ta procedojmë. Duhet t’i pyesni ata, nk mund të flas në emëe të ttyre”, ka shtuar Hoti për Ekonomia Online.

Hoti ka pakënaqësi edhe për Platformën dhe Ligjin për Dialogun të miratuar me shumicë votash të enjten në Kuvendin e Kosovës. Për LDK-në, këto dy dokumente janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me rregulloren e Kuvendit.

Sipas Hotit, Platforma që derivon nga ky Ligji për Dialogun, nuk mund të miratohet nga Kuvendi kur Ligji ende nuk ka hyrë në fuqi.

Sipas tij, kryeministri nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e legjislativit.

Bashkë me Vetëvendosjen, këto dy parti opozitare në Kuvendin e Kosovës, janë duke bërë gati edhe dërgimin e këtyre dy ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, për të cilën,  Hoti pretendon se ajo do të vendos për shkelje të aktit më të lartë juridik.

Hoti ka thënë se iu ka kaluar koha ekipeve dialoguese, madje anëtarët e këtij ekipi, i ka quajtur si njerëz, pa fuqi politike dhe pa legjitimitet qytetar. Të mërkurën Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër ligjit për kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për bisedime në Serbinë, po ashtu pas shumë tentimeve votoi edhe Platformën për përfshirje në këto bisedime.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result