Mamaja E Rita Orës I Kthehet Punës Në Spital

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vera Ora, psikiatre, iu rikthye punës në spital për të luftuar në vijën e parë pandeminë e koronavirusit. Nëna e Rita Orës do të ndihmojë pacientët me probleme të shëndetit mendor dhe jo vetëm. Duke qenë se sistemi shëndetësor britanik është i mbingarkuar, mjekët detyrohen të shërbejnë edhe në raste që s’janë ekspertiza e tyre.

Vera tha se “s’kishte dyshim se do të kthehej në punë për të luftuar virusin.” “E dua punën që bëj dhe dua të jap maksimumin,” tha ajo për Hello Magazine. “Është detyra ime të ndihmoj të tjerët. Asgjë s’më ndal, veçse nëse sëmurem vetë. Këto janë ditë të vështira dhe ndjej se duhet t’i mbështes dhe ndihmoj kolegët e mi. Profesionistët e shëndetësisë janë heronj, që nga mjekët te infermierët dhe sanitarët që punojnë në rrethana stresuese dhe të rrezikshme,” tha Vera.TAGS:

Share This Article