ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia 7 hours ago
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën 7 hours ago
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake 7 hours ago
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Çifti shqiptar tregon si e fitoi betejën me koronavirusin

albnews by albnews
12 April, 2020
in Albania, Bota
0
Çifti shqiptar tregon si e fitoi betejën me koronavirusin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çifti shqiptaro-amerikan Driton dhe Valbona Burta kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin, por kanë kaluar një periudhë mjaft të vështirë.

Në një intervistë me “Skype” nga SHBA për “Zërin e Amerikës”, Dritoni tregoi momentet e tmerrit, që kaloi bashkë me bashkëshorten, dhe si nuk i pranuan në Neë York për të bërë testin, pasi ishin të rinj dhe nuk i vlerësuan si rast emergjent.

RelatedPosts

Udhëtoi me avionin e qeverisë për koncertin e të dashurës, zyrtari i lartë i FBI-së shkarkohet nga detyra

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama! Nuk ka pasur asnjë urdhër, Garda veproi sipas ligjit

“Toka po thith më shumë dritë se më parë”, ekspertët japin alarmin për pasojat

I riu rrëfeu ditët e përballjes me koronavirusin, që nisi me temperaturë dhe ethe të forta, për të vijuar me dhimbje koke dhe dhimbje të forta trupi, sa siç tha Dritoni, duke sikur i kishin rrahur.

Intervista:
Sa kohë t’u bënë në karantinë?
Kemi që më 29 mars që jemi në karantinë. Simptomat e para filluan atë ditë dhe besoj duhet të jemi edhe një javë tjetër në karantinë.

Të dy njëherësh iu filluan simptomat?
Ishte e çuditshme, të dyve njëherësh. Mbase nusja filloi një natë më përpara, por më 29 kishim të dy temperaturë dhe ethe. Ditën e parë filluam me temperaturë dhe kishim shumë ethe. Pas orës 19:00 këto ethe ishin shumë të theksuara, kam vënë dy-tre batanije, se nuk ngrohesha dot. Menjëherë morëm taylot hot. Dy ditët e para ishim kështu, pastaj kaloi në një dhimbje koke dhe trupi, sikur na kishte rrahur njeri, sidomos nga shpatullat. Një ditë më kapi dhe dhimbje mesi, ishte me simptoma të ndryshme. Tani kemi gjashtë ditë që kemi humbur edhe shijen, nuk ndjejmë asgjë në ushqim, as kripë, as sheqer, as limon, asgjë.

Si vendosët që të shkonit të diagnostikoheshit?
Ne morën në telefon këtu në Neë York për teste, por nuk na pranuan, se ishim të rinj, dhe sepse marrin rastet emergjente dhe ne nuk konsideroheshim emergjentë. Nuk na lanë kohë që të shkonim të bënim një test. Folëm në telefon me doktorin, na tha që ne e kemi, por duhet të rrimë në shtëpi dhe ta monitorojmë, vetëm kur të kemi probleme me frymëmarrjen duhet të shkonim te spitali. Ne jemi rreth moshës 37 vje, të dy nuk kemi pasur probleme shëndetësore, por ne kemi njerëz që i njohim pa probleme, por dolën me probleme.

Si mendon që e more infeksionin?
I kemi ndjekur shumë strikt masat, kemi 3 javë plus pa dalë fare, thjesht kemi dalë për pazar, me mbrojtëse.

Çfarë këshille do japësh?
Kjo kalon shumë shpejt, thjesht një kontakt, ose një prekje dore, ose kur kemi larë rrobat. Ju lutem qytetarëve të mos rrinë afër, ose të paktën afër të moshuarve./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

3 November, 2025
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

3 November, 2025
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

3 November, 2025
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result