Pompeo: Do të vijë koha kur përgjegjësit e Covid-19 do të japin llogari

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke kritikuar administratën kineze se nuk ka informuar rreth pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) në kohë, tha se do të vijë koha kur përgjegjësit do të japin llogari.

“Do të vijë një kohë kur përgjegjësit do të japin llogari. Jam shumë i bindur se kjo do të ndodhë. Tani jemi të detyruar që të fokusohemi në detyrën tonë aktuale që fillimisht ekonominë amerikane dhe më pastaj ekonominë globale ta rifillojmë në mënyrë sistematike, por do të vijë koha e akuzës”, u shpreh Pompeo në deklaratën për gazetën gjermane Bild, në lidhje me pyetjen nëse Kina do të jetë përgjegjëse nga dëmi i global i koronavirusit.

“Qeveria kineze, Partia Komuniste e Kinës nuk na dha këtë informacion në kohë. Kjo është për të ardhur keq”, tha më tej ai.

Sekretari amerikan i Shtetit vuri në dukje se ka nevojë për shumë debate në aspektin global në lidhje me përgjegjësinë e Kinës ndaj krizës së koronavirusit të ri.

“Është e rëndësishme që të dimë se si dhe prej ku filloi virusi. I kemi parë raportet e tregjeve të kafshëve të egra në Kinë, që detajon se prej ku ka ardhur virusi. Ekonomia globale ishte e detyruar të mbyllet. Mbyllja e ekonomive është një çështje tragjike dhe do të kushtojë shumë. Duhet të sigurohemi se asnjë shtet më nuk do të shkaktojë një gjë të tillë”, shtoi më tej Pompeo.

Share This Article