Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të suspendojnë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), derisa administrata e Trump po studion atë që Donald Trump e quajtur grup “shkatërrues” në rolin e “mbulimit” të shpërthimit të koronavirusit në Kinë
“Realiteti është se OBSH nuk arriti të siguroj, korrigjoj dhe të shpërndaj informata në kohë. OBSH dështoi në detyrat bazike dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Trump.
“Shumë kohë e madhe” u “humb” në atë të cilën Trump e quajti “ngathtësi të OBSH”. Megjithatë, Trump është akuzuar se ka injoruar paralajmërimet e agjencive të tij të inteligjencës për ashpërsinë e virusit dhe për mos efikasitetin e tij kundër kësaj sëmundje.
Trump e akuzoi OBSH për “ndalimin e udhëtimeve” dhe e ri përsëriti se qeveria kineze ka bërë “propagandë” duke thënë se virusi nuk transferohet nga personi në person.
Lideri amerikan ka bërë edhe një kërcenim të butë për largim nga organizata, për të cilën ai thotë, me të drejtë se varet shumë nga donacionet amerikane duke shtuar se “ne nuk do të kemi zgjedhje tjetër por ta bëjmë këtë” derisa ky grup nuk i ndërron veprimet e tij.
Administrata e tij planifikon që ti ri organizojë këto mjete të OBSH për të punuar me disa vend që problemet shëndetësore ti “rregullojnë në një mënyrë tjetër”.
Por, Trump bëri një deklaratë të rrejshme kur tha se Washintoni i jep donacione OBSH-së, “400 – 500 milionë dollarë” çdo vit. Por dokumentet e publikuara nga OBSH tregojnë se SHBA kontribuon me 100 milionë dollar në vit në këtë organizatë.
Presidenti i “Amerika e para” theksoi se Kina jep vetëm “40 milionë dollarë” çdo vit për OBSH dhe krijoi liderët botërorë që kanë lejuar këtë grup që ta mbrojnë Kinën tash e një kohë, që sipas Trump, mashtroi botën për COVID-19.