Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Të dy presidentët, siç njoftojnë mediat e Tiranës, diskutuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, të krijuar nga pandemia COVID-19.
Presidenti Meta dhe presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, thekson njoftimi.