Pandemia e koronavirusit mund të vrasë të paktën 300000 afrikanë dhe të çojë në varfëri ekstreme 29 milionë persona, deklaroi Komisioni Ekonomik i OKB-së për Afrikën (UNECA).
Në Afrikë deri më tani 54 vende kanë paraqitur 20 000 raste të konfirmuara të infektimit, që është më pak në krahasim me pjesën tjetër të botës, ku janë infektuar dy milionë persona.
Por, OBSH-ja para dy ditësh paralajmëroi se në Afrikë për tre deri në gjashtë muaj mund të ketë edhe 10 milionë raste të infektuara.
UNECA parashikon katër skenarë që bazohen në nivelin e veprimit parandalues të qeverive afrikane.
Sipas OKB në skenarin më të mirë, nëse të gjitha qeveritë i zbatojnë masat, Afrikës i kërcënohen 122,8 milionë persona të infektuar, 2,3 milionë të hospitalizuar dhe 300 000 të vdekur.