Këtë javë presidenti Trump njoftoi se do të pezulloj fondet e SHBA për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai akuzoi organizatën për “keqinformimin mbi situatën në Kinë” dhe për shpërthimin e koronavirusit atje.
Trump nuk e ka gabim. Në këtë rast, OBSH është fajtore për akuzën. OBSH ka bërë të njëjtat gjëra madje dhe më keq kur bëhet fjalë për regjimin e udhëhequr nga Bashar al-Asad. Sjellja e saj është një problem i madh në organizatat e Kombeve të Bashkuara që argumentojnë se nevoja e tyre për të punuar me qeveritë e tmerrshme diktatoriale, justifikon veprimet për të çuar më tej axhendat e këtyre regjimeve.
Njerëzit në Siri janë jashtëzakonisht të prekshëm nga Covid-19. Në Siri gjithashtu OBSH po përpiqet të ruajë marrëdhënie të mira me një regjim që po bombardon spitalet, që përdorur urinë si armë lufte dhe duke lënë miliona njerëz të pastrehë, apo duke i çuar në kampe internimi brenda vendit.
Për shembull, banka e gjakut e Sirisë kontrollohet nga ministria e saj e Mbrojtjes, e cila nuk mund të sigurojë gjak sepse është sanksionuar rëndë – kështu që OBSH e furnizon direkt. E njëjta ministri bombardon objektet e mediave në zonat e opozitës dhe vjedh produktet e gjakut nga dërgesat e ndihmave që janë drejtuar për atje.
Muajin e kaluar, Jeger i shkruajti privatisht Nima Saeed Abid, përfaqësuesit më të lartë të OBSH-së në Siri, për t’i kërkuar atij që të siguronte ndihma të lidhura me koronavirusin për Sirinë, në zonat e opozitës, sidomos në kampet e PZHBV-ve dhe rrjetin e burgjeve të Asadit, ku dhjetëra e mijëra civilë të pafajshëm po torturohen deri në vdekje.
Abid u përgjigj me një email që Jeger e ndau me mua. Ai shkruante se OBSH vlerëson si të lartë rrezikun e koronavirusit në të gjithë Sirinë, dhe madje edhe më të lartë në kampet dhe burgjet. Por, tha ai, OBSH nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të punojë përmes qeverisë, e cila përfshin mbështetjen në raportimin e saj, për numrat e koronavirusit.
Qeveria siriane kishte raportuar vetëm 33 raste me koronavirus që nga e enjtja, pas disa javësh të mohimit të ndonjë shpërthimi. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut foli me mjekë në katër provinca siriane, të cilët thanë se rastet e koronavirusit po përhapen, por autoritetet i kanë urdhëruar ata t’i heshtin.
Kjo tingëllon e ngjashme me mënyrën se si autoritetet kineze e trajtuan shpërthimin e koronavirusit. Por e gjithë bota tani po shqyrton përgjigjen e Kinës ndërsa askush nuk po e shikon Sirinë – edhe pse rreziqet në të dy vendet janë të njëjta.
“OBSH punon me doreza me regjimet më brutale, duke lavdëruar programet e tyre shëndetësore teksa injorojnë madje edhe bën sehir ndaj krimeve të luftës,” tha David Adesnik. “Në Siri, madje edhe bombardimi i qëllimshëm i spitaleve nuk ka bërë që OBSH të rishikojë marrëdhëniet e saj me Asadin.
Administrata e Trump po përpiqet të ndryshojë qëndrimin e OBSH-së ndaj Kinës duke mos i dhënë ndihma financiare. Por ka shumë pak mundësi që kjo të funksionojë.
Pandemia e koronavirusit na tregon se pse ne nuk mund të lejojmë më diktatorët të abuzojnë me mbështetjen ndërkombëtare për të forcuar pushtetin e tyre, të mbushin xhepat e tyre, të thellojnë egërsinë e tyre dhe të rrezikojnë jetën tonë. / WP – Bota.al