Qeveria federale gjermane do të krijojë, trajnojë dhe financojë 105 ekipe testimi të lëvizshme për depistimin e kontakteve të rasteve me koronavirusin e ri në vend, njoftoi kancelarja gjermane Angela Merkel në përfundim të një takimi të kabinentit.
Merkel nënvizoi se një kontroll i saktë i të gjithë zinxhirëve të infeksionit është i nevojshëm.
“Kjo do të ketë sukses vetëm nëse ne forcojmë shërbimin shëndetësor publik”, theksoi ajo.
Ministria Federale e Shëndetësisë njoftoi se do të financonte gjithashtu një aktualizim teknik të zyrave të shëndetit duke sjellë pajisje dhe programe kompjuterike të standardeve më të fundit.
“Një program mbështetës afatshkurtër që mund të arrijë vlerën e 150 000 eurove nga zyra e shëndetit lokal është parashikuar”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Më herët kancelarja gjermane, Merkel kishte bërë thirrje që të ruhet disiplina dhe kujdesi ndërkohë që Gjermania filloi lehtësimin e kufizimeve të vendosura për shkak të koronavirusit pas reduktimit të përqindjes të të infektuarve.
“Ne nuk mundemi që për një sekond të krijojmë një ndjenjë të rreme sigurie”, deklaroi ajo pas një takimi të kabinentit qeveritar të luftës kundër koronavirusit.
“Do të ishte një turp nëse ne do të ecnim drejt një regresi me sy hapur”, shtoi ajo.
“Ne jemi në fillim të pandemisë dhe jemi ende larg daljes nga dhoma e hotelit”, tha kancelarja në një konferencë për shtyp.
“Do të ishte jashtëzakonisht për të ardhur keq, nëse do të përjetonim një rikthim të koronavirusit”, theksoi Merkel.
Merkel dhe drejtuesit e 16 shteteve federale gjermane ranë dakord javën e kaluar për mundësimin e hapjes së kompanive të vogla dhe të disa vendeve publike pas më shumë se katër javësh duke mbajtur masat kombëtare për kufizimin e lëvizjes së popullsisë deri më 3 maj.