Kina raporton 11 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të dielën, gjatë 24 orëve të kaluara në Kinë janë shënuar 11 raste të reja me Covid-19.

Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë viktimë në këto 24 orë.

Në mesin e këtyre rasteve ishin gjashtë raste kontakti, përfshirë pesë në provincën verilindore, Heilongjiang, dhe një në provincën juglindore, Guangdon, e cila është afër Hong Kongut.

Pesë rastet e tjera ishin të personave të ardhur nga vendet e huaja. Një ditë më parë ishin regjistruar 11 raste të tilla, raportoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Deri më tani, në Kinë janë regjistruar 82,827 të infektuar dhe 4,632 të vdekur nga koronavirusi, shkruan “Reuters”.

Share This Article