Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë regjistruar edhe 19 raste të reja me COVID-19. Rastet e reja janë nga: Shkup (3), Kumanovë (8), Prilep (2), Strugë (2), Veles (2), Gostivar (1), Vinicë (1).
Gjatë 24 orëve të fundit, 126 persona janë shëruar plotësisht, pasi kanë rezultuar negativ në dy testimet e njëpasnjëshme.
Gjithashtu nga Ministria informojnë se dy persona kanë ndërruar jetë gjatë këtij intervali kohor.