Vendet e G20 u zotuan të premten se do të minimizonin goditjen ekonomike të pandemisë së koronavirusit mbi turizmin global, e cila është një nga industritë më të goditura ku miliona rrezikojnë të humbasin punën e tyre.
Bllokimet e COVID-19 kanë goditur turizmin ndërkombëtar, i cili vlerësohet të ketë një rënie prej 45 përqind këtë vit sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Ministrat e turizmit të G20 u zotuan të sigurojnë koordinimin pasi vendet e tyre të lehtësojnë bllokimet dhe kufizimet e udhëtimit dhe të mbështesin rimëkëmbjen e industrisë.
“Ne do të angazhohemi ti ndihmojmë bizneset në sektorine turizmit … sipërmarrësit dhe punëtorët do të lulëzojnë në një epokë të re pas krizës,” thanë ministrat në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual, të organizuar nga presidenti aktual i grupit, Arabia Saudite.
Deri në 75 milion vende pune janë në rrezik në sektorin e turizmit, thanë ata, duke përmendur Këshillin Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit.
Ministri i turizmit i Arabisë Saudite, u shprehu me shpresën se ndikimi i pandemisë do të ishte “afatshkurtër”. “Sitet tona janë akoma atje, hotelet janë akoma atje, restorantet janë akoma atje, duke pritur që vizitorët të kthehen,” i tha Ahmed al-Khatib AFP.
Mbretëria ka shpenzuar miliarda në përpjekje për të ndërtuar një industri turistike nga e para, një nga planet kryesore të princit të kurorës Mohamed bin Salman për të shkëputur ekonominë nga varësia e naftës.
Arabia Saudite ka shpenzuar 133 milion dollarë për të karantinuar mijëra turistë që ngelën të izoluar në Arabinë Saudite dhe ata që u ekspozuan ndaj virusit I ka akomoduar në hotelet e zbrazëta përreth mbretërisë, tha Khatib.
Qeveria ka marrë me qira “komplet hotelet” për tre ose katër muaj, shtoi Khatib, duke ofruar një shpëtim të përkohshëm për sektorin që ndodhet në vështirsi.