Do të jetë e vështirë që Lojërat Olimpike të Tokios të planifikuara për 2021 të mbahen nëse pandemia e koronavirusit nuk ka përfunduar, tha sot kryeministri japonez Shinzo Abe.
Lojërat Olimpike në Tokio u shtynë deri në vitin e ardhshëm pas përhapjes së shpejtë të pandemisë. Por Abe u duk i dyshimtë nëse ato do të zhvillohen.
Reuters raporton se kur u pyet nga një ligjvënës i opozitës nëse Tokio mund të presë Lojërat vitin e ardhshëm, Abe i tha parlamentit: “Lojërat Olimpike duhet të mbahen në një mënyrë që tregon se bota ka fituar betejën e saj kundër pandemisë së koronavirusi.
“Përndryshe, do të jetë e vështirë të mbahen.”/bota.al/