Figura të rëndësishme në administratën Trump kanë bërë presion mbi agjencinë e inteligjencës amerikane të sigurojnë prova për të mbështetur pretendimet se shpërthimi i koronavirusit e ka origjinën në laboratorët shtetërorë në Kinë, pretendon një raport i New York Times.
Analistët e inteligjencës kanë frikë se Donald Trump është në kërkim të propagandës që do të përdoret në lojën e përshkallëzimit të fajit nëse Kina mbuloi krizën apo madje gjeneroi virusin në laboratorët e saj – një teori që mbetet e ende e paprovuar.
Zyra e drejtorit të inteligjencës kombëtare tha të enjten në një deklaratë se kishte arritur në përfundimin se virusi “nuk ishte i prodhuar ose i modifikuar gjenetikisht”, por zbuloi se zyrtarët ende po shqyrtonin nëse origjina e pandemisë mund të gjurmohet te kafshë të infektuara ose një aksident në një laborator kinez.
“Komuniteti i inteligjencës [IC] gjithashtu pajtohet me konsensusin e gjerë shkencor se virusi Covid-19 nuk është i prodhuar ose i modifikuar gjenetikisht” thuhet në deklaratë. “IC do të vazhdojë të ekzaminojë me rreptësi informacionin dhe inteligjencën në zhvillim për të përcaktuar nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshë të infektuara ose nëse ishte rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan.”
Shumica e shkencëtarëve që kanë studiuar gjenetikën e koronavirusit të siguruar nga Kina, thonë se probabiliteti dërrmues është që është transportuar nga kafsha te njeriu në një mjedis jo-laboratorik, siç ishte rasti me pandemitë e mëparshme.
Ata që raportuan se po bëhet presion ndaj agjencive të inteligjencës amerikane të mbështesin teorinë se virusi u krijua në laboratorët kinezë, përfshijnë sekretarin e shtetit të SHBA, Mike Pompeo, zv / këshilltarin e sigurimit kombëtar, Matthew Pottinger dhe Richard Grenell, drejtorin në detyrë të inteligjencës kombëtare.
Në intervista të shumta televizive, Pompeo ka thënë që Kina e fshehu informacionin mbi virusin dhe nuk tregoi faktet kryesore nga Organizata Botërore e Shëndetit, dhe ai ka lënë të kuptohet se ai beson se virusi e ka origjinën në laboratorët kinezë.
Por sugjerimi që agjensitë e inteligjencës janë nën presion për të prodhuar prova paraqet një hap përpara nga komente të tilla. Një konstatim i tillë do ta shndërronte fatkeqësinë ndërkombëtare në diçka të ngjashme me luftën biologjike, ose një aksident laboratorik me përmasa katastrofike. (The Guardian)