Çfarë qëndron prapa strategjisë amerikane ndaj Kinës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tensionet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës janë punë e moçme, por pandemia dhe zgjedhjet e afërta presidenciale kanë kontribuar në shumëfishimin e rivalitetit, teksa gjatë kësaj jave lufta e fjalëve ka mbërritur pikun e ri.

cila është strategjia amerikane? Këtë javë, presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një kthesë në fushatën e tij për rizgjedhje më 2020, transmeton KOHA.

“Kina do të bëjë gjithçka që ka brenda mundësive që unë ta humbas këtë garë”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Retorika e tij e ashpërsuar kundruall Pekinit ka shënuar një fazë të re në përpjekjen për t’i riformësuar zgjedhjet, të cilat edhe ashtu kanë ndryshuar formë si rrjedhojë e pandemisë së koronavirusit. Dhe krejt kjo sinjalizon për periudhë akoma më të sertë në marrëdhënien telasheshumë midis dy ekonomive më të mëdha të globit.

Ashpërsimi i retorikës

Fushata e Trumpit kishte planifikuar që ta shndërronte ekonominë amerikane në lulëzim në epiqendër të sajën, por kjo mundësi tanimë është tretur krejtësisht. Dhe sondazhet janë duke reflektuar rënien e vazhdueshme të mbështetjes për presidentin edhe në shtetet më besnike të tij, shkaku i kritikës për mënyrën e tij të menaxhimit me krizën e virusit korona.

Strategjia aktuale republikane është që të sulmohet ish-nënpresidenti Joe Biden, i nominuari i presupozuar i partisë demokrate. Aleatët e Trumpit në Komitetin politik të “American First Action” (AFA) kanë ndërmarrë fushatë reklamuese me sloganet “Bideni i Pekinit”.

Bideni u kundërpërgjigj, duke e akuzuar presidentin se po mundohet që ta devijojë fajin për përgjigjen e tij të ngadaltë ndaj pandemisë dhe se u ka besuar së tepërmi informatave të hershme të Kinës lidhur me virusin.

Element i përbashkët i këtyre dy qëndrimeve skajshmërisht të kundërta është se të dy fushatat besojnë se është mënyrë e mirë politike që të argumentojnë se “njeriu” i tyre është më i fuqishmi, për sa i përket ballafaqimit me Pekinin.

Share This Article