Një ministër tjetër rus me Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Mediat ruse raportuan se ministri rus i ndërtimeve Vladimir Yakushev ka shkuar në spital me koronavirus, vetëm një ditë pasi kryeministri e bëri këtë.

Të enjten Kryeministri Mikhail Mishustin i tha Presidentit Vladimir Putin se ai kishte virusin.

Presidenti Putin tani po e drejton vendin përmes videokonferencave nga një rezidencë jashtë Moskës.

Në 24 orët e kaluara, 9.623 njerëz dolën pozitiv nga testimet për Covid-19 në Rusi, më shumë se gjysma e tyre në Moskë.

Infeksionet janë rritur çdo ditë dhe numri i vdekjeve në Rusi tani arrin në 1,222. (BBC)

Share This Article