Holanda do të zhvillojë ndeshjet pa tifozë deri në momentin kur do të zbulohet vaksina

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndeshjet sportive në Holandë do të duhet të zhvillohen pa praninë e tifozëve derisa të ketë një vaksinë për koronavirusin, tha ministri i shëndetësisë Hugo de Jonge.

Kryeministri Mark Rutte tha të mërkurën se sporti i organizuar mund të rifillojë nga 1 shtatori, por de Jonge tha se grumbullimet masive nuk do të lejohen nëse nuk prodhohet vaksina.

“Ende nuk mund të përmendim një datë për hapin e fundit, grumbullimet masive. Kjo në të vërtetë është e mundur vetëm nëse ekziston një vaksinë dhe askush nuk e di se sa do të zgjasë,” shkroi de Jonge në një letër drejtuar parlamentit Hollandez. “Shpresojmë sigurisht që së shpejti, por një vit ose më shumë është shumë real”.

Share This Article