Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Në hyrje të kësaj interviste gazetari gjerman e përshkruan Haradinajn si ish kryengritës që tash mban uniformë të një burrështetasi e cila i rri bukur.
Në intervistë Haradinaj ështwë pyetur edhe në lidhje me taksën për mallrat serbe dhe temën pwr hapjen e kufijve.
Haradinaj ka thënë se :Tragjeditë në Ballkan kanë pasur gjithmonë të bëjnë me kufi- kush i hap këto çështje, përgatit tragjedi të reja”.
Intervistën me titull “Zjarrvënia në Ballkan” e përkthyer në shqip Haradinaj e ka postuar në profilin e tij në Facebook:
Në vijim mund të lexoni intervistën time dhënë gazetarit Walter Mayr, botuar sot në revistën e njohur gjermane “Der Spiegel“:
ZJARRVËNIA NË BALLKAN
Njëzet vite pas intervenimit të NATO-s situata mes Serbisë dhe
ish provincës së saj vazhdon të jetë e tensionuar. Minirepublika vazhdon të
jetë një vatër krize.
Komandanti i dikurshëm i
rebelëve në ndërkohë që mban uniformën e burrështetasit e cila i rri perfekt:
me këpucë me masë, garderobë të errët, mansheta. I rrethuar nga oborrtarë me
shikime të frikësuara Ramush Haradinaj pret në Prishtinë në selinë e Qeverisë
së Kosovës.
Po të mos ishte Haradinaj
dhe shokët e tij, ndoshta nuk do të ekzistonte sot Republika më e re e Evropës.
Nën pseudonimin “Smajl” ai ishte udhëheqësi i një pjese të
kryengritësve të UÇK-së në kulmin e kryengritjes së shqiptarëve etnikë kundër
pushtuesit serb në Kosovë. Sot ai është shef i Qeverisë së shtetit të tij që po
kërkon vend në Evropë.
Njëzet vite pas
bombardimeve të NATO-s me të cilat me 24 Mars të vitit 1999 u arrit tërheqja e
dhunshme e forcave të armatosura jugosllave, Kosova vazhdon të jetë fëmiu i
brengës në Ballkan. Minirepublika e cila nuk i ka as 2 milionë banorë me 90 përqind
shqiptarë në të edhe sot e kësaj dite nuk njihet nga 80 shtete, mes tyre
edhe 5 anëtare të BE-së. Kjo pasiguri po e frenon vendin. Si kombit të vetëm
evropian kosovarëve bashkë me shtetasit Bellorusisë, u duhet një vizë për të
udhëtuar në Zonën e Schengenit. Çdo i treti qytetar është i papunë.
Prej së voni në Ballkan ka
filluar një diskutim për të cilin më tash besohej që ka përfunduar rreth
shtrirjes së kufijve: politikanët kryesorë shqiptarë janë në zënkë për atë nëse
Beogradit duhet dhënë pjesën e dominuar serbe të veriut për çmimin e njohjes.
Presidentët e Serbisë dhe Kosovës kanë diskutuar nën mbikëqyrjen e shefes së
BE-së për diplomaci Federica Mogherini. Kryeministri Haradinaj i refuzon këto
plane. Të gjitha janë ligësi të rrezikshme: “Tragjeditë në Ballkan kanë
patur gjithmonë të bëjnë me kufi- kush i hap këto çështje, përgatit tragjedi të
reja”, thotë ai.
Më shumë se 13 000 njerëz
kanë vdekur mes shkurtit 1998 dhe qershorit 1999. Haradinaj i njeh këto tmerre
të luftës së Kosovës. Dy herë ish Komandanti ka qëndruar vet para Tribunalit
për Krime të Luftës në Hagë. Bëhej fjalë për krime kundër njerëzimit, mes
tjerash vrasje dhe dhunime. Në fund, dy herat u lirua. “Kam bërë atë që
ishte e nevojshme”, thotë Haradinaj duke shikuar në atë kohë dhe ngjet
sikurse të mos ketë përjetuar asgjë. Gjatë luftës por edhe mëpas e tëra ishte
sesi të “mbijetohej në një shoqëri pa ligje”. Edhe sot, në uniformën
e burrështetasit, Haradinaj është një luftëtar. Me taksën prej 100 përqind për
prodhimet serbe ai po provon ta nxjerr njohjen e Kosovës nga Qeveria në
Beograd- dhe me këtë edhe e po provokon forcën mbrojtëse amerikane kundër tij.
Ambasadorët e Amerikës janë
sunduesit e fshehtë në vend prejse në vitin 2008 ish provinca autonome e
Kosovës me bekimin e fuqishëm të Madeleine Albright filloi të shkëputej nga
Serbia. Në ndërkohë, njeriu i Donald Trumpit në Prishtinë po ndjen
kundërshtimin. Për vendimin e vënies së taksës kundër produkteve serbe
“fjala është për një vendim sovran të qeverisë së Kosovës”, thotë
Haradinaj. Thënë qartazi kjo dmth: Prishtina nuk është koloni e Washingtonit
dhe ka të drejtë të hakmerret- psh. Për veton e fundit të Serbisë kundër
anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Një hap i parë i drejt
lirimit nga mbrojtja e Amerikës? Haradinaj thotë që Kosova duhet të mësojë të
mbrohet vet: “Nuk kishim zgjidhje tjetër, Serbia ishte së fundmi shumë
agresive kundruall hapjes dhe zemërgjerësisë sonë e cila nga ta shihej si
dobësi”.
E vërtetë që Presidenti i
Amerikës Donald Trump në dy letra të adresuara për shefat e Shteteve në Beograd
dhe Prishtinë kishte shprehur shpresën që sa më shpejt do t’i pres ata në
Shtëpinë e Bardhë për të vulosur “marrëveshjen historike” mirëpo një
zgjidhje e shpejt nuk duket në horizont. Për kohë të gjatë në Washington ndarja
e Kosovës nuk vihej në pyetje. Në ndërkohë kjo tingëllon ndryshe. “Nuk
kemi vija të kuqe më… nëse dy vendet arrijnë marrëveshje e cila parasheh edhe
korrigjim të kufinjve dhe nga qytetarët do të jetë e pranishme kjo për neve
është mëse në rregull”, thotë një nëpunës i lartë i Amerikës në Prishtinë.
“Në shtyerjen e fuqive të mëdha” Washingtoni para së gjithash synon
që “Kosovën ta shtyejë drejt perëdndimit”.
Drejt BE-së dhe NATO-s, do
të thotë mes tjerash: larg nga sfera e ndikimit rus. E kjo fillon në pjesën veriore
të qytetit të ndarë të Mitrovicës mbi lumin Ibër dhe atje shtrihet në krejt ato
pjesë të Ballkanit ku çështjet e hapura të Aleancës janë të hapura. Në Bosnje e
Hercegovinë psh. Moska vazhdon të mbajë dhe ndihmojë ushtarakisht dhe me
logjistikë pjesët serbe të kësaj Republike si kulisë kërcënimi.
Kulisa e kërcënimit në
Kosovë sjell edhe ekspoliziv në një rajon ku shqiptarët etnikë janë të shtrirë
në disa vende ku banojnë dhe vetëm një lëvizje e vogël e kufinjve mund ta
trondisë balancin ekzsitues. Kësaj duhet shtuar: protestat masive që vazhdojnë
me javë të tëra në shtetet fqinje Shqipëri, Mal të Zi dhe para së gjithash në
Serbi shpërfaqin edhe padurimin e banorëve të Ballkanit që vazhdojnë të presin
në sallën e pranimit në BE.
Kush ndez në Kosovë, në
fushën historike të Manastireve ku sipas miteve serbe është djepi i historisë
së kombit, atëherë rrezikon një zjarr që nuk mund të kontrollohet. Dhe
megjithatë: Federica Mogherini dhe Këshilltari i Trumpit, John Bolton,
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq- të gjithë këta po provojnë që veriun e
Kosovës t’ia lënë Serbisë kurse pjesën e banuar me shqiptarë të Luginës së
Preshevës t’ia japin Kosovës. Edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po
angazhohet për këtë- mirëpo qëndron bukur i vetmuar në vendin e tij me këtë
përpjekje.
Rregullli i pashkruar por
për këtë kjo marrëveshje bukur e respektuar që të ruhen dhe mos preken kufinjtë
e brendshëm jugosllav, po vihen në pikëpyetje- një presedencë kjo e rrezikshme.
Kush do të mund të ndalonte një bashkim të serbëve të Bosnjes me Beogradin apo
të shqiptarëve të Maqedonisë Veriore me Tiranën?
Ai që shkon në Veri të
Kosovës do të sheh përtej Urës së Ibrit Pankarta në të cilat Presidenti i
Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq janë së bashku dhe mbi
ta është mbishkrimi: “Ne jemi vëllezër- Zoti është me neve”. Betime
në adresën e popujve vëllezër nuk janë vetëm pjesë e folklorit serb por edhe
pjesë e kalkulimeve gjeostrategjike.
Në Kosovë toni është
ashpërsuar: trupat e dikurshme të Mbrojtjes mund të shndërrohen në një armatë
të rregullt prej 5000 ushtarësh. Deri më tashti ishte NATO ajo që është
përkujdesur për sigurinë në vend- Sekretari Gjeneral i saj Jens Stoltenberg
tërheq vërejtjen për “tronditje të rënda” në marrëdhëniet me
Aleancën.
Dhe Kryeministri i
Shqipërisë Edi Rama është i hidhëruar për atë që ai e quan si taktikë pritjeje
të BE-së dhe në ndërkohë edhe kërcënon që vëllezërit shqiptarë të Kosovës mund
t’i marrë në shtetin amë. Një të parë të shtetit dhe një politikë të jashtme të
përbashkët, kështu thotë Rama, janë një alternativë serioze kundruall
anëtarësimit në BE.
Të rrjedhshme janë kufijtë
mes dy vendeve në ndërkohë. Kush udhëton nga Kosova në Shqipëri sheh vetëm
kontrolle sipërfaqësore. Në qarqe qeveritare të Prishtinës flitet qe kohë të
gjatë për një “Mini Schengen” në Ballkanin Perëndimor. Ky do t’i
sillte edhe më afër shqiptarët që banojnë në mënyrë kompakte pranë
njëri-tjetrit. Padrejtësitë dhe vuajtjet e përjetuara së bashku me gjurmët e
gjakut u afrojnë njerëzit përtej bjeshkëve edhe më shumë.
Mirëpo së voni në Hagë
është hapur sërish lënda për krimet e mundshme të luftës të bëra nga pjesa
shqiptare. Aty bëhet fjalë para së gjithash për atë nëse armata e kryengritësve
shqiptarë të UÇK-së është fajtore dhe kjo prek krerët politikë të shtetit. Nga
Janari ka filluar puna- në një Gjykatë e cila është me përbërje ndërkombëtare
por për këtë i nënshtrohet drejtësisë kosovare. Ish bashkëluftëtarët e
Kryeministrit Haradinaj janë ftuar në ndërkohë- si të fajësuar apo dëshmitarë,
kjo mbetet qëllimisht e hapur.
Në Tropojën e harruar nga
Zoti, në pjesën e Shqipërisë, dy burra pranë varrezave, pa u hamendur tregojnë
varrin e një Luftëtari të UÇK-së i cili kishte dhënë jetën në atë pjesë të
kufirit vëllau i të cilit mëpas pranë varrit të tij kishte vendosur kokat e dy
ushtarëve të vrarë serbë. Fotografitë e tregojnë këtë ritual rrënqethës.
Në Qeveri në Prishtinë për
këtë thuhet që natyrisht që duhet të hetohet nëse ka patur krime edhe nga pala
shqiptare në luftë. Gjithsesi kjo po e harxhon durimin tek popullata shqiptare.
Qysh në vitin 2008 nën regjinë e OKB-së ishte hetuar, më vonë edhe nga
Tribunali i OKB-së për krime lufte në Hagë dhe Misioni i Eulex-it dhe tash kur
edhe njëherë po provohet të hetohet e vërteta për UÇK-në përmes një gjykate
speciale kjo është rraskapitëse.
Cik-caku grotesk i vlerave
të Perëndimit vërteton gjendjen kur njëkohësisht të dyshuarit si
ish-Komandantë, Hashim Thaçi, aktualisht President i Shtetit dhe Fatmir Limaj
si Zëvendëskryeministër, në të njëjtën kohë në kanale të ndryshme lejohen të
negociojnë me shefen e diplomacisë së BE-së, Mogherinin.
“Natyrisht që ka
njerëz, në pjesën shqiptare dhe atë serbe që për raste të caktuara thonë:
“me atë bastard nuk negocioj”, thotë një nëpunës i lartë amerikan në
Prishtinë. Administrata e Trumpit dëshiron që për Kosovën të arrijë zgjidhje
historike të barabartë me marrëveshjen për Korenë. “Ne duhet të ecim para-
Status Quo në Kosovë është kritike- ose duhet të përmirësohen marrëdhëniet mes
dy vendeve ose çdo gjë mund ta merr lumi”.
Derisa BE po e huq që në
Kosovë të tregojë kahjen dhe nuk përfaqësohet e përbashkët deri atëherë shtegu
do të vazhdojë të hartohet në Washington. Synimet e europianëve, ankohet
Kryeminisri i Kosovës, krahasuar me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
janë vështirë të deshifrueshme: “Kur njerëzit tanë në Janar udhëtuan në
Bruksel tek Mogherini, ata me vete kishin një draft prej 30 faqesh për
zgjidhjen e konfliktit”. Dhe çfarë morën si kundërshpërblim nga
negociatorja e BE-së? “Asgjë”, thotë Haradinaj, “pos kafes dhe
ujit, gjithsesi gratis”.