Kosova fiton dy medalje në Kupën Evropiane të xhudos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 

Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha i kanë siguruar medalje Kosovës në Kupën Evropiane për Juniore, ato tani do të luftojnë për medalje të arta. Edhe Fazliu, në kategorinë -63 kg do të ndeshet për medalje të bronztë – pra Kosova mund të kthehet nga Kupa Evropiane për Juniore me tri medalje.

Xhudistet kosovare pritet t’i sjellin Kosovës të tjera medalje.

Në Kupën Evropiane për Juniore që po mbahet në Athinë, tri xhudiste do të ndeshen për medalje.

Erza Muminoviq (-48 Kg) dhe Flaka Loxha (-57 Kg) janë kualifikuar në finale dhe tashmë i kanë siguruar Kosovës medalje, ato do të kërkojnë medalje të arta. Kurse Laura Fazliu (-63Kg) do të ndeshet për medalje të bronztë.

Fationa Kasapi (-57 Kg) është eliminuar në raundin e parë. 

Share This Article