Në pasditen e sotme në Ferizaj, është organizuar në ekspozitë nga Kolonia e artistëve, ku pikturat e ekspozuara iu dhuruan grave që ishin protagoniste të demonstratave të mbajtura në këtë qytet 30 vite më parë.
“Fotografi nga kolonia artistike dhe ekspozita e pikturave të artistëve ferizajas, të cilat iu dhuruan grave protagoniste të Demonstratave të 23 Marsit 1989 si dhe atyre që dhanë kontribut përgjatë periudhave të ndryshme historike për qytetin”, thuhet në njoftimine Komunës së Ferizajt.
Sot në Ferizaj u shënua 30 vjetori i demonstratave të grave dhe vajzave të Balajt dhe Nerodimes, të cilat filluan protestat për të kundërshtuar suprimimin e autonomisë së Kosovës. Për të nderuar aktivistet ferizajase, gjatë ditës së sotme u mbajtën shumë aktivitete.