Një replikë në parlament me Rudina Hajdarin i ka kushtuar Elisa Spiropalit një urragan reagimesh në rrjet. Duke iu kundërpërgjigjur deputetes së opozitës së re, ministrja e Ramës mbrojti edhe një herë shefin e sak ashtu siç di të bëjë ajo, me një zell që degradon në komizëm. Ashtu si gjenerali serb që bombardoi urën e Mostarit ajo tha: “Teatri Kombëtar i Shqipërisë, do të ngrihet aty, më i fortë dhe më i bukur se kurrë. Nuk kemi patur teatër aty kanë qenë ca trushplarë e jo artistë (video poshtë)”.
Pikërisht fjala trushpëlarë ka shërbyer për ta kryqëzuar atë:
I ashpër ka qenë edhe reagimi i gazetares Atalanta Pasko, vajzës së shkrimtarit Mitrush Kuteli e cila e ka shënuar komentin e saj me një selfie (poshtë): “Nuk di a e shpreh fytyra ime tërë tmerrin që ndjeva ndërsa ndiqja fjalën e Spiropalit sot në Kuvend. E bëra foton sepse vura re që kisha mbetur e ngrirë, pikërisht kështu, edhe kur ligjërimi plot zjarr kishte mbaruar. Në kolonën zanore përfytyroni vetëm: pu-pu-pu…
Po si mundet, moj zonja deputete të shpërdorosh energjinë tënde rinore në banalitete të tilla e të bëhesh patericë injorantësh si ata që nënçmojnë vlerat e shumëanëshme të Kompleksit të Teatrove, ku ndodhet dhe Teatri Kombëtar?
Po si mundet, nqs qenke dhe arkitekte, të zgjedhësh, që në ligjërimin tënd t’u përgjigjesh vetëm politikanëve apo aktorëve dhe të shumëzosh me zero argumentat e sivëllezërve të tu arkitektë që kërkojnë të mos prishet ky kompleks, mes tyre më të ndriçuarit, të kulturuarit, të kthjelltit, arkitektit të nderuar Maks Velo?
Jo vetëm nuk iu përgjigje, ti, një arrogante burracake, por e përfshive atë dhe shumë të ndriçuar të tjerë në një grup që paskeni krijuar ju, që mburreni si “shumicë”, në grupin e “trushpëlarësve dhe trushpëlarëve”! Turp! Turp! Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë.
Ndërsa aktivistja Elona Caslli, ka shkuar edhe më tej se konflikti për artistat. Ajo e ka përshkruar Spiropalin si simbolin e femrës që mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë: Mund të shkruaj gjatë, por po vendos të të them vetëm diçka. Në këtë qytet mbiemri yt është kthyer në krahasim. Kur dikush do të përshkruajë një femër, e cila mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë thotë- Ajo është si Spiropali. Mbiemri yt është pasaportë e llumit njerëzor. Ndaj, veç mëshirës për ty si femër nuk mund të ndihet gjë tjetër. Të quaj femër, sepse ti nuk mund të ngrihesh kurrë në nivelin e një gruaje. Ti e ndot fjalën grua, Spiropali. Post Scriptum- Ti përfaqëson atë çka një grua nuk duhet të jetë kurrë”.
Ky reagim i shproporcionuar për një fjalë nga të shumtat në parlament nuk buron vetëm nga fjala e djeshme kundër artistëve. Ka shumë kohë që ish drejtoresha e doganave ka shkelur mbi imazhin e saj për të rikuperuar famën që fitoi nga drejtimi i këtij institucioni. Dhe megjithëse ka sakrifikuar në publik në hierarkinë e rilindjes ky lloj nënshtrimi deri në vetmohim iu shpërblye.