Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar sot zëvendësministren e Drejtëssië Vesna Mikiq. E njëjta dje kishte deklaruar se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.
Dekalrata e saj kishte shkaktuar reagime ku edhe ishte kërkuar dorëheqja e saj.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq. RH