Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se 21 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të kaluara.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes Covid-19 në ekonominë më të fuqishme të Evropës shkoi në 7,935, shkruan “Reuters”.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 342 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi shkoi në 174,697 persona.
Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar, por ka shifër dukshëm më të ulët të të vdekurve në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britanianë e Madhe.
Qeveria gjermane e ka lehtësuar një pjesë të madhe të masave kufizuese, përfshirë rihapjen e bizneseve dhe kufijve me disa nga vendet fqinje.