Në mbështetje të protestës së Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit ka dalë edhe opozita.
Ish-deputeti i PD, Enkeljed Alibeaj në një intervistë për Ora News tha se kjo është një protestë ku do të bashkojë të gjithë shqiptarët e lirë.
Sipas tij, Rama ka frikë nga ky bashkim, ndaj ka rrethuar edhe kryeministrin me efektivë policie.
“Rama ka frikë sot më tepër nga rrënojat e Teatrit sesa kur ishte teatri. Kanë shkuar kanë rrethuar kryeministrin. Ka çuar forcat RENEA në Surrel. Ky njeri ndjen brenda shpirtit të vet frikën e madhe prej bashkimit të shqiptarëve. Nuk ka shenjë më ogurbardhë .
Sot është një mbështetje e shqiptarëve. Kjo është një protestë, një kumtim i lëshuar nga aleanca nga qëndrueshmëria që kanë treguar ata artistë. Frika buron nga bashkimi. Kjo i shkakton të dridhura Ramës tek godina e përkohshme që ka edhe për ca kohë në kryeministri. Sot do jetë një bashkim i liri njerëzish. Kjo i shkakton frikë çdo pushteti”, tha Enkelejd Alibeaj.