Tensionet diplomatike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, për rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vijojnë të përshkallëzohen.
Ministria e Jashtme e Kinës akuzoi presidentin amerikan, Donald Trump, për sulm ndaj OBSH-së, me qëllim tërheqjen e vëmendjes nga dështimi në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijan, tha se SHBA-ja po përpiqet ta njollosë Kinën, për t’u shmangur nga përgjegjësitë e veta.
Trump kërcënoi më herët se do t’i ndalojë përgjithmonë fondet për OBSH-në, nëse kjo e fundit nuk i ndryshon operacionet e saj brenda 30 ditësh.
Trump tha po ashtu se OBSH-ja ka treguar mungesë alarmante të pavarësisë nga Kina. Sipas tij, Organizata i ka injoruar raportet e besueshme për përhapjen e virusit në ëuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.