Për herë të dytë brenda 24 orëve ambasadorja e ShBA-së, Yuri Kim ka takuar kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se në takim është edhe ambasadori BE, Luigi Soreca dhe ai i Gjermanisë Peter Zingraf.
Takimi po zhvillohet në kryeministri në një kohë që opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Një ditë më parë, gjatë takimit Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.