Është duke u mbajtur protesta e opozitës së bashkuar shqiptare para Parlamentit të Shqiprisë.
Protesta është thirrur për të penguar seancën e Kuvendit të Shqipërisë. Në protestë po marrin pjesë kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe liderja e LSI-së, Monika Kryemadhe.
Gjatë protestës ka pasur perplasje mes policisë dhe protestuesëve, të cilët tentuan të afrohen pranë hapësirave të Parlamentit ku janë betuar edhe 2 deputetë të opozitës.