Shqipëria regjistron numrin më të ulët të testeve për Covid 19 krahasuar me vendet e Evropës dhe Ballkanit.
Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi shprehet se vendi ynë kryen 8 herë më pak teste se shtet e Evropës.
“Në Evropë gati 4% e popullsisë është testuar, ndërsa tek ne 0.46%. Në Ballkan janë testuar 2% e popullsisë.”
Sipas buletinit të fundit të ASH thuhet se gjatë muajit maj Shqipëria ka shënuar një rritje të të prekurve të rinj me 1 për qind, por javën e fundit ka pësuar një rënie.
Sa i përket këtyre shifrave, Durrësi është qyteti që ka me shumë probleme.
“Tirana është përcaktuese, dhe ka ecur mirë. Deri dje e kam mbyllur me rritje nënë njëshin. Durrësi ka rikthyer rritjen e kurbës.”
Akademia e shkencave gjithashtu ka edhe një projekt për testet serologjike në një masë më të gjerë se vetëm stafi shëndetësor, ndërkohë që pritet miratimi i saj..
“Ne dëshirojmë që të bëhen teste të këtij lloji, për të pasur një informacion për shkallën e pandemisë. Ka disa pengesa burokratike.”
Në raport me popullsinë Shqipëria paraqitet pozitive për numrin e vdekjeve. 33 persona kanë humbur jetën nga covid 19 në vendin tonë, ndërkohë numri i të shtruarve në spitalin infektiv është i ulët./Ora News/